“NATO në luftë pas dy vitesh” – Alarmi i gjeneralit norvegjez

5 Qershor 2024 | 20:53

Pas konfliktit në Ukrainë, Rusia do të jetë në gjendje të plotësojë forcat e saj në një hark kohor më të shkurtër se sa pritej deri më tani, ndoshta në dy ose tre vjet.

Një periudhë në të cilën NATO do të duhet të përpiqet të përgatitet për t’iu përgjigjur kërcënimit të mundshëm të një sulmi konvencional. Është ky paralajmërimi që ka dhënë Kreu i forcave të armatosura norvegjeze.

Duke folur për Bloomberg, gjenerali nënvizoi se prodhimi ushtarak i Moskës po funksionon me kapacitet të plotë dhe më shpejt se ai i Evropës.

“Dikush tha se do të duhen 10 vjet që Rusia të rindërtojë potencialin e saj, por kjo periudhë kohore tani konsiderohet e reduktuar ndjeshëm”, shtoi komandanti i përgjithshëm i forcave të Oslos.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ndërkohë paralajmëroi se, “të gjithë instruktorët e përfshirë në trajnimin e ushtrisë së regjimit ukrainas nuk kanë imunitet, pavarësisht nëse janë francezë apo jo ata do të goditen nga Rusia”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026