“Narko shtet”- Manja përplaset me Flamur Nokën: Ju presim në tapetin elektoral

6 Qershor 2024 | 12:35

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u përplas gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ishte ky i fundit që iu drejtua maxhorancës me termin “narko-shtet”, duke sjellë dhe reagimin e ministrit.

Manja u ndal te protesta e opozitës jashtë parlamentit, duke përdorur numrin e ulët të pjesëmarrësve.

“Keni ngel një grusht këtu dhe 300 veta atje. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 2025 do jetë më i thellë se ai i 2021”, tha Manja.

Manja iu përgjigj dhe akuzave të deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili përmendi përgjimet e SKY ECC, ku tha se Partia Socialiste dhe eksponentë të saj janë të lidhur me persona të inkriminuar. Manja

“Ne jemi partia e 10 mln turistëve që kanë vizatuar Shqipërinë për 2013 dhe e kemi kthyer vendin në destinacion turistik. Ne jemi partia që ju presim në tapetin elektoral në 2025. Shqipërinë e qeveris PS me kryeministër legjitim Edi Rama që qetësisht ju presim në pranverën e vitit qe vjen në zgjedhje.

Jeni në të drejtën tuaj që të mblidhni llumin e thashethemeve dhe ti sillni këtu, por pyetja është pse nuk ju marrin mbrapa shqiptarët? Keni ngel një grusht këtu dhe 300 veta atje. Sepse asnjëherë se keni kthyer gishtin nga vetja por vetëm ky krahu këtej.

Flamur ktheje gishtin nga buzja se aty do ti marrësh të gjitha përgjigjet. PS do të jetë partia e shqiptarëve edhe në 2025 dhe ku ne do t’ju mundim më thellë se në 2021”, tha Manja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026