Komedia ‘gruaja e burrit tim’ korr sukses në teatrin e Durrësit

6 Qershor 2024 | 15:48

Komedia “Gruaja e burrit tim”, me regji të Kiço Londos, korri sukses në premierën e saj në teatrin “Aleksandër Moisiu”, mbrëmjen e së mërkurës.

Një komedi keqkuptimesh, e stilit britanik, por me një tematikë të kudogjendur.

Nën regjinë e Kiço Londos, komedia solli për publikun durrsak plot situata, që shkaktuan të qeshura në sallë dhe rrëmbyen duartrokitjet e spektatorëve.

“Është një vepër që ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në botë. Në qendër është një burrë, që ka dy gra. Me njërën është martuar në kishë, me tjetrën është martuar në bashki dhe ka ndërtuar një jetë deri në një moment, ku për shkak të një veprimi bamirës (ndihmon një grua të moshuar, që po grabitej nga dy të rinj) ndodh një keqkuptim, shkon në spital, jep dy adresa dhe këtu fillon komedia”, tha regjisori Kiço Londo.

“Personazhi im është ai që shkakton gjithë ngatërresat. Është personazhi që ka dy gra dhe që i dashuron të dyja. Nuk është nga ata tradhtarët ordinerë. Është martuar me të dyja”, tha aktori Xhejni Fama.

“Gjithsekush do të marrë atë që meriton, atë që ka për risk. Sado që të mundohet, çfarëdo që të bëjë risku është ai që… Edhe unë pata risk të rrija vetëm me njërën, por për aq kohë sa ndenja me dy ishte mirë”, tha aktori Xhejni Fama.

Komedinë brilante të autorit Ray Cooney, artdashësit durrsakë kanë mundësi të ndjekin edhe këtë mbrëmje, në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026