Java kulturore italiane, këngëtarja e njohur ndez atmosferën në Tiranë
Mbrëmjen e të martës në sheshin “Italia” në Tiranë, u festua Dita Kombëtare italiane.
Atmosfera u ndez nga këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj, zëri i së cilës përcolli melodi që evokojnë thelbin e kulurës italiane.
Mes atmosferës me muzikë dhe nën qiellin e ndriçuar me yje, të pranishmit përjetuan një udhëtim përmes kulturës dhe trashëgimisë italiane.
Të pranishëm në këtë koncert ishin dhe zyrtarë italianë por dhe shqiptarë të cilët shijuan natën e kulturës italiane dhe tingujt e muzikës së saj.
Deri më datë 8 qershor java Kulturore Italiane do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e kësaj kulture që admirohet nga e gjithë bota dhe është një nga lokomotivat e kulturës së njerëzimit.
Në kuadër të kësaj jave, e pranishme ditën e sotme në vendin tonë ishte dhe kryemiistrja Georgia Meloni, e cila u prit nga homologu shqiptar Edi Rama.
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë