Lindjet në Shqipëri| Çiftet hezitojnë për fëmijën e parë, por jo për fëmijën e tretë
Sjellja në jetë e një fëmije po shtyhet gjithmonë e më shumë në kohë nga vajzat e reja.
Kjo faktohet nga të dhënat e raportuara nga Eurostat, ku shihet se nënat që sjellin në jetë fëmijën e parë kanë rënë me 10% në harkun kohor të 10 viteve, ndërsa ato që lindin fëmijën e 3-të janë shtuar.
Rritja profesionale, vetëplotësimi personal, të shoqëruara me faktorë të tjerë socialë dhe ekonomikë po rrisin numrin e femrave që nuk lindin fëmijë në moshën e riprodhimit.
Shqipëria renditet në vendet e para në Europë me përqindjen më të ulët të bebes së parë në totalin e lindjeve. Në shumicën e vendeve të zhvilluara të Europës bebet e para zënë 45-54% të totalit të lindjeve.
Nga ana tjetër shihet një rritje e çifteve të martuara që lindin më shumë se dy fëmijë.
Pesha e fëmijës së tretë në totalin e lindjeve në vitin 2022 ishte 16.5%. Lindjet në Shqipëri po bien me shpejtësi.
Në 3-mujorin e parë të vitit 2024 erdhën në jetë 5,056 fëmijë duke shënuan nivelin më të ulët historik me bazë tremujore që nga viti 1990.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit