Shkarkimi i Ballës| KLP zgjedh kryetarin e ri, kandidatja Bogdani shpalos platformën
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të KLP, vend i mbetur vakant pas shkarkimit të ish-kryetarit Alfred Balla, i cili u la larg drejtësisë për 15 vite.
Kandidatja për pozicionin e kreut të KLP-së është Mirela Bogdani, e vetmja që ka prezantuar platformën e saj.
Ajo tha se do të jetë e përkushtuar nëse do të zgjidhet në këtë detyrë dhe do të zgjerojë bashkëpunimin me ndërkombëtarët, por edhe me institucionet e tjera.

“Me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale, synoj të angazhohem. Une e kam nisur platformën time me email. E shikoj rolin e drejtuesit të këshillimit më shumë si rol kordinues. Dua të them se është shume e rëndësishme fryma e bashkëpunimit dhe kordinimit me partnerët ndërkombëtarë. Do të vijoj ndërkohë bashkëpunimin me të gjitha institucuonet e drejtesisë. Një fokus tjetër, do jetë bashkëpunimi me KLGJ.
Bashkëpunimi me ILD dhe me shkollën e magjistratures për rritjen e kapaciteteve, po ashtu do jenë në fokus. Është nje proces që ka hasur vështiresi, ka patur pengesa, sfida, kërkon kalkulim të mire të të dhënave. Gjithashtu synoj që, të rris nivelin e kapaciteteve njerëzore. Ndërkohë, do vijoja me zgjerimin e njohurive qe lidhen me etikën, është një fushë që deri më tani nuk ka gjetur diskutim. Është koha ti japim një jetësim tjetër. Një çështje tjetër që unë e kam përmendur si anëtar në KLP, është sistemi i menaxhimit te çështjeve.
Është një kompetence që lidhet më shumë me prokurorin e përgjithshëm, por do doja që Këshilli të ofronte asistencën e vet. Është në proces dizenjimi i këtij sistemi, do ofroja mbështetjen maksimale. Në fakt, deri me tani KLP nuk ka patur përfaqësimin e duhur dhe është e vështirë të gjesh institucione për të bashkëpunuar. Vetëm duke koordinuar punën, mund të arrijmë të performojmë më mirë.
Fokus tjetër, rritja e transparencës në KLP. Një fokus që unë e kam pasur të rëndësishëm, është ai i prokurorit të medias, pasi ështe prokuroria ajo që përballet në përditshëmi me publikun. Fatmirësisht prokurorët e medias në të gjitha prokurortë janë zgjedhur. Do duhet të zhvillohet më tej kjo çështje. Vlerësoj punën e deritanishme të Këshillit dhe të kolegëve. Aty ku ka vullnet, gjendet mënyra për ta kryer punën”, ka thënë Bogdani.
Kujtojmë se Prof. Assoc. Dr. Mirela P. BOGDANI është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me Vendimin Nr. 23/2022 të Kuvendit të Shqipërisë, nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës, sipas Ligjit Nr. 115/2016 ‘Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, propozuar nga Shkolla e Magjistraturës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)