Debate në KLP për mandatin e kryetarit Alfred Balla
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po mban këtë të hënë mbledhjen e thirrur në lidhje me mandatin e kryetarit Alfred Balla, pas vendimit të KPA për përjashtimin e tij për 15-vite nga sistemi i drejtësisë.
Vetë Balla nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e kësaj të hëne për shkak të konfliktit të interesit.
Anëtarja e KLP, Nurihan Seiti u shpreh në nisje të mbledhjes kundër shkarkimit të Ballës.
Seiti theksoi se vetë asaj, anëtarit Tartar Bazaj dhe kryetarit Balla u ka mbaruar mandati që më 19 dhjetor 2023.
Mbledhja e shoqërua me debate me anëtarëin tjetër, Sokol Stojani.
Pjesë nga debati:
Seiti: Vendimi futet në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Deri në këto momente Balla është dhe duhet të jetë në detyrë. Duke patur konflikt interesi ka nisur email ku kërkon përjashtimin gjatë diskutimit të zv.kryetarit të KLP. Alfred Balla, Bazaj, u ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023, ky përfundim i mandatit është me vendim të Këshillit që e ka kërkuar Kuvendi. Për mua as Balla as Bazaj s’duhej të ishin kryetar e zv.kryetar kur u ka mbaruar mandati. Sot jemi mbledhur për diskutimin e vendimit të KPA pasi e thirri kryetari. Ne në krye kemi Alfred Ballën, mandatin e ndërpret sipas Kushtetutës vetëm KLP. Në rend dite sot është përjashtimi i nënkryetarit dhe e dyta është anëtarët e komisionit të buxhetit dhe strategjisë janë mbledhur sipas kërkesës së kryetarit të KLP dhe kanë një realacion për t’ia paraqitur këshillit, medias.
Sokol Stojani: Je zëdhënëse, apo është kërkesa juaj. Nëse është e juaja ta marrim në shqyrtim, nëse është e kryetarit ai nuk legjitimohet.
Nurihan Seiti: Hidhni votim kërkesën për përjashtim, jemi në konflikt të pastër interesi me Ballën.
Sokol Stojani: Mos më ndërprit zonjë! Të kërkova, je zëdhënëse apo është kërkesë e kryetarit. Nëse është kërkesa juaj, e marrim në shqyrtim, nëse është e kryetari nuk legjitimohet. Sepse ashtu sikurse dhe ai vetë fokuson, pra qasja e tij sot është në konflikt interesi.
Nurihan Seiti: Duhet ta dini të gjithë kush është Alfred Balla. Ka përgjegjshmëri dhe ka profesionalizimin e tij.
Sokol Stojani: Ne këtu jemi për të marrë vendime dhe vendimi i KPA nuk vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë të parashikuara me ligj. Vazhdimi i këtij mandati duhet të ndërpritet.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve