Në Beograd mbahet “Kuvendi gjithëserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se dialogu është rruga thelbësore për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa kërkoi respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai i bëri këto komente në Beograd gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Serbisë dhe Republikës Serbe, në atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”. Qeveritë miratuan një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.
“Kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes ndaj tij, respektimit të marrëveshjes së Brukselit, përmbushjes së detyrimeve, formimit të Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, tha presidenti serb gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik tha se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, por edhe e Republikës Serbe, “e cila ka vlerat e saj, identitetin dhe gjithçka që është e rëndësishme për popullin serb, me rrënjët e saj historike në Kosovë. Prandaj është e jona gjithashtu”, tha Milorad Dodik.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve