“Qëndrim jo pozitiv i Borrell”, Donika Gërvalla: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen

9 Qershor 2024 | 12:55

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaron Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian për deeskalim të situatës në veri.

Ajo ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen, porse nuk është shumë optimiste për shkak të qëndrimeve të BE.

“Shpresoj se më në fund e bëjnë hapin e duhur para se të zëvendësohen këto institucione nga të tjerat që dalin nga vota që presim së shpejti. Mirëpo, me ato që kemi parë deri tani, si ka qenë trajtimi i padrejtë i Kosovës në raport me shkeljet e Serbisë në procese, nuk është se kam pritje të mëdha…Joparimor ka qenë qëndrimi i Borrellit në përgjithësi ndaj temave mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është se kam pritje të larta në hapat e fundit që mund dhe duhet të ndërmerren. Ato masa kanë qenë objekt i një negocimi të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me emisarin Miroslav Lajçakun në Bratislav…Jo vetëm që janë përmbushur ato pesë pika për të cilat janë kuptuar, por janë mbi përmbushur shumëfish, prandaj nuk e di çfarë të them”, ka thënë Gërvalla për “KosovaPress”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026