Presidenti Joe Biden viziton varrezat e ushtarëve amerikan në Francë

10 Qershor 2024 | 07:32

Presidenti Joe Biden përmbylli vizitën në Francë duke bërë homazhe në varrezën amerikane, ku ish-presidenti Donald Trump nuk shkoi gjatë kohës që ishte president. Me vizitën në varrezat amerikane presidenti Biden shpreson të fitojë më shumë terren në betejën elektorale për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Përpara se të rikthehej në Shtetet e Bashkuara, presidenti Biden nderoi të rënët e Amerikës në Varrezën Amerikane në Aisne-Marne, të ndodhura rreth një orë larg Parisit. Ai vendosi një kurorë me lule në kishën e vogël të varrezës, ndërsa në sfond mbizotëronin gurët e bardhë të varreve ku prehen mbi 2,200 ushtarakë amerikanë që luftuan në Luftën e Parë Botërore.

Ky është një përfundim solemn i pesë ditëve gjatë të cilave roli i ish-presidentit Trump ishte e pashmangshme, megjithëse ai nuk u përmend. Në pamje të parë, vizita shënoi 80-vjetorin e Ditës së Zbarkimit të Aleatëve në Evropë dhe aleancën mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës. Por, në një vit zgjedhor kur ish-presidenti Trump ka vënë në pikëpyetje botëkuptimin themelor të rolit global të Amerikës, presidenti Biden përpiqet të fitojë epërsi përkundër pararendësit të tij republikan, dhe ndoshta edhe pasaardhës, duke vënë në pah kontrastin mes të dyve.

Çdo mesazh për të lartësuar partneritetin transatlantik shërbeu si një kujtesë se zoti Trump mund t’i japë fund kësaj marrëdhënieje. Çdo referencë për demokracinë shërbeu si kundërpeshë ndaj përpjekjeve të rivalit të tij për të përmbysur rezultatin zgjedhor. Zotimet e shumta për të ndihmuar Ukrainën përballë Rusisë, krijoi një kontrast me skepticizmin e zotit Trump për të ofruar ndihma amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026