Fredi Beleri deputet në Parlamentin Europian, ja sa vota ka marrë
Kyriakos Mitsotakis duket se ia ka dalë të fitojë ndaj ekstremistëve grekë me kandidaturën e Fredi Belerit. Fredi Beleri ka arritur të marrë 24.141 vota.
“Demokracia e Re” ka fituar zgjedhjet europiane për Greqinë me një diferencë të thellë nga kundërshtarët e SYRIZA-s dhe sipas të dhënave aktuale Fredi Beleri do të jetë eurodeputet.
Sipas rezultateve në kohë reale të Ministrisë së Brendshme, “Demokracia e Re” fiton me 28.31% të votave dhe kryeson me diferencë dyshifrore, pasi SYRIZA ka marrë vetëm 14.92%. Në vend të tretë është PASOK me 12.79%, ndërsa Hellenic Solution dhe KKE siguruan votat për të marrë nga 2 deputetë secila.

Sa i përket emrave Giorgos Attias kryesoi listën me 37.590 vota, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (28.746) dhe Fredi Beleri (24.141).
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Brendshme, shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Evropian. Aktualisht janë numëruar 87 për qind e votave dhe sinjalet janë se Beleri mund të jetë deputet në Parlamentin Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut