U zgjodh deputet, GJKKO i kërkon SPAK të hetojë aksidentin e vitit 2023 për Xhafën

10 Qershor 2024 | 10:47

Gjykata e Posaccme Antikorrupsion vendosi t’i kthejë aktet SPAK për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e shënuar më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Ccela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hënë kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për ccështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Tanimë, Prokuroria e Posaccme do të marrë në shqyrtim dosjen e deputetit, ku pas kryerjes së hetimeve do ia referoi GJKKO për veprime të mëtejshme.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti u shënua në kohën kur Xhafa ishte kandidat për deputet.

Pasi Luçiano Bocci la mandatin për të garuar për kryetar Bashkie, automatikisht Qani Xhafa u fut në parlament.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026