Megaoperacion anti-drogë në Lezhë, Policia: Goditja në kuadër të “Tempulli 3”

10 Qershor 2024 | 11:58

Policia e Lezhës ka ndërmarrë një megaoperacioni policor antidrogë, i koduar “Tempulli 3”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë vënë në pranga 6 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu, këtyre, shtetasve, iu gjetën sasi të ndryshme lëndësh narkotike, si kanabis, kokainë dhe ekstazi.

Pjesa më e amdhe e personave të proceduar në gjendje të lirë janë banues në Kosovë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruat dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë kryer kontrolle në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. G., 28 vjeç, banues në Prishtinë, D. Xh., 20 vjeç, banues në Gjilan, E. H., 23 vjeç, banues në Gjilan, A. H., 23 vjeç, banues në Ferizaj, G. B., 23 vjeç, banues në Pejë dhe N. S., 20 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: E. S., 24 vjeç dhe Xh. Z., 27 vjeç, banues në Zvicër; A. K., 24 vjeç, banues në Gjakovë, B. R., 26 vjeç, banues në Kaçanik, E. H., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; L. J., 27 vjeç, banues në Prishtinë, S. R., 31 vjeç, banues në Ekuador, C. C., 27 vjeç, banues në Barcelonë, G. T., 24 vjeç, banues në Ferizaj, L. K., 23 vjeç, A. M., 23 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, A. B., 27 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, banues në Prishtinë.

Këtyre shtetasve, nga kontrollet fizike dhe në mjetet me të cilat lëviznin, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza cannabis sativa, ekstazi, kokainë, si dhe pajisje për përpunimin e këtyre lëndëve dhe 1 mjet prerës (thikë)”, njofton policia e Lezhës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026