Hysaj u përgjigjet kritikëve, analizon Italinë: Nuk është ashtu siç duket

10 Qershor 2024 | 15:48

Shqipëria ka zhvilluar stërvitjet e para në Kaiserau, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë kampionatit evropian, ndërsa grupi është i plot me një atmosferë tejet pozitive.

Këtë të hënë u mbajt dhe konferenca e radhës për shtyp, ku i pranishëm ishte mbrojtësi Elseid Hysaj. Ky i fundit ka analizuar vështirësitë e kuqezinjve, si dhe u ka dhënë përgjigje kritikëve.

“Janë tre ndeshje shumë të forta, por edhe shumë të bukura. Duhet ta gëzojmë këtë Europian, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Dikush mund të mos thirret pas Europianit, por ndodh në futboll. Të kemi besim te vetja, mund të jemi një nga surprizat e Europianit”, tha Hysaj.

Italia është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht formës.

“I kam parë dy ndeshjet miqësore që ka luajtur Italia. Duket nga jashtë sikur është një skuadër në vështirësi dhe po i mungon goli. Por nuk është ashtu siç duket. E njoh Italinë, e kemi parë edhe në Kampionatet e kaluara Europiane, të gjithë thonin që nuk arrin askund, por në fund fitoi Europianin”, u shpreh Hysaj.

Krahu i djathtë i mbrojtjes është cilësuar pika e dobët e kombëtares shqiptare.

“Sa i përket analizave të mediave, që thonë që mbrojtja në krahun e djathtë është e dobët, unë po bëj gati 12 vite që luaj në Serinë A dhe e di potencialin tim dhe se ku gaboj. I di gjërat ku gaboj dhe ku bëj mirë. Po në këtë Europian do të jem i përqendruar si të gjithë të tjerët, sepse e di këto ndeshje janë shumë të forta”, tha mbrojtësi i Kombëtares.

Kampionati evropian nis më 14 qershor, ndërsa një ditë më pas, në fushë zbresin kuqezinjtë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026