Zgjedhjet në BE u mbajtën, po tani? Analistët: Shanset për aleanca të reja në PE
Tërmeti politik në Parlamentin Evropian nuk ishte edhe aq i fortë. E djathta ekstreme mund të ketë ecur përpara, por koalicioni në ikje ka ende mazhorancën. Sipas shifrave, Kristian-Demokratët e PPE-së, Social-Demokratët dhe Liberalët, plus Ripërtëritja mund të vazhdojnë t’i japin shtysë politikave të Parlamentit. Megjithatë, edhe kjo aleancë ka defektet e veta.
“Ata janë të ndarë për çështjet kyçe, nga ato ekonomike tek ato sociale, çdo gjë që ka të bëjë me paktin e gjelbër, apo tranzicionin energjetik. Dhe këtu, aleancat mund të ndryshojnë, në vartësi të drafteve. Të Gjelbrit mund të bashkohen me Social-Demokratët, ose Liberalët. Mund të kemi PPE, qendrën e djathtë që lëviz drejt radikalëve të ECR-së, ose konservatorët dhe reformistët. Dhe në bazë të drafteve mund të shohim shumicën të ndryshojë. Këtë e pamë në legjislaturën e mëparshme dhe mund të verifikohet në këtë Parlament”, deklaroi Eric Maurice, analist, Qendra për Politikat Evropiane.
Nëse e estabilishmentit politik do të mbajë, PPE mund të tundohet të lëvizë drejt grupeve radikale dhe ekstremiste të përfaqësuar nga Konservatorët dhe Reformistët e ECR-së dhe Identitet dhe Demokraci. Por ky opsion duket i vështirë për t’u implementuar.
“Ka dy opsione: njëri është që PPE, Ripërtëritja dhe Konservatorët e Reformistët të krijojnë një grup qendre të djathtë; ose një grup vetëm i djathtë që do të përfshijë Kristian-Demokratët dhe dy partitë ekstremiste, ECR dhe ID. Personalisht shoh probleme me të dyja opsionet pasi sa i takon koalicionit të qendrës së djathtë, Ripërtëritja ka njoftuar se nuk do të bashkëpunojë me të djathtën ekstreme. Ndaj, kjo është e pamundur me shifra. Edhe për koalicionin mes PPE dhe dy partive ekstremiste shoh probleme. Kjo, pasi ndërsa Ursula von der Leyen ka thënë se mund të punojë me ECR-në, PPE-ja e ka përjashtuar bashkëpunimin me Identitet dhe Demokraci”, deklaroi Sophia Russack, analiste, Qendra për Politikat Evropiane.
Një tjetër sfidë do të jetë monitorimi i shpërndarjes së rreth njëqind euro-deputetëve të paregjistruar dhe zyrtarëve të rinj të zgjedhur që aktualisht nuk i përkasin asnjë grupi, sepse ata mund të rritin radhët e ekstremit të djathtë ose grupeve të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje