Gjykata e Tiranës liron kritikun e Putin, refuzohet ekstradimi
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia, duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e kritikut të Kremlinit, Alexandër Bobonvikov, i arrestuar 15 ditë më parë sapo zbriti nga një avion privat me miqtë e tij në Rinas.
Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56 vjeçarit. Bobovnikov erdhi nga Gjermania, e ndonëse ishte ndaluar përkohësisht në Itali, vend i cili nuk pranoi kërkesën e Rusisë për ekstradim, lëvizte i lirë në gjithë Europën. Ai deklaroi pas arrestimit në Shqipëri se kishte ardhur për arsye turistike, por gjykata e la në burg me afat 15 ditor.
Bobovnikov ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga Rusia për një mashtrim 200 mijë euro të kryer në vendin e tij të lindjes. 56 vjeçari u arrestua më 22 prill të vitit të kaluar në Firenze dhe u lirua nga burgu pas një jave.
Italia, në fakt, e ka mohuar ekstradimin duke shënuar edhe rastin e parë që kundërshtohet një kërkesë e tillë e vendit të Vladimir Putinit pas pushtimit rus të Ukrainës. Bobovnikov njihet si një kundërshtar i presidentit Vladimir Putin, i cili ka kundërshtuar vazhdimisht pushtimin e Ukrainës. Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikonte një dënim deri në 10 vjet burg.
Ai dyshohet se mori mbi 18 milionë rubla nga një shtetas tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare. Por sapo mori paratë, Bobovnikov sipas drejtësisë ruse, dyshohet se i shpenzoi për veten e tij, duke shpërfillur zotimin.
Bobovnikov është një shtetas rus por edhe me pasaportë izraelite, ndërsa kur u arrestua më Itali ai u tha avokatëve të tij se dënimi i dhënë nga Rusia ishte vetëm një pretekst për ta kthyer atë dhe se ai kishte frikë nga hakmarrja për pozicionet që ka mbajtur.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta