Hill reagon për “Botën Serbe”: Të gjithë duan një të ardhme paqësore për Ballkanin
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha për Radion Evropa e Lirë të martën se Serbia ka rol për të luajtur për një të ardhme paqësore në Ballkanin Perëndimor, pas një Deklarate të përbashkët mes liderëve të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës – Republika Sërpska (RS).
“Të gjithë të cilëve iu intereson për Serbinë dhe të ardhmen e saj, duhet të përqendrohen në krijimin e një të ardhme paqësore dhe të begatë për tërë Ballkanin Perëndimor, duke e rritur bashkëpunimin rajonal, me integrimin në BE si synimin përfundimtar”, tha Christopher Hill për REL-in.
Hill iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me Deklaratën të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb, të miratuar në seancën e përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe RS-së më 8 qershor.
“Kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin. Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska”.
Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se Deklarata e përbashkët mes Serbisë dhe Republika Sërpska buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime.
Në një postim në rrjetin social X, Ambasada amerikane tha se “deklarata nuk përbën mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, siç pretendojnë autorët, por është sulm i qëllimshëm ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës. Kjo është e rrezikshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet