Në Beograd mbahet “Kuvendi gjithëserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe

9 Qershor 2024 | 10:50

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se dialogu është rruga thelbësore për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa kërkoi respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente në Beograd gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Serbisë dhe Republikës Serbe, në atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”. Qeveritë miratuan një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.

“Kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes ndaj tij, respektimit të marrëveshjes së Brukselit, përmbushjes së detyrimeve, formimit të Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, tha presidenti serb gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik tha se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, por edhe e Republikës Serbe, “e cila ka vlerat e saj, identitetin dhe gjithçka që është e rëndësishme për popullin serb, me rrënjët e saj historike në Kosovë. Prandaj është e jona gjithashtu”, tha Milorad Dodik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026