Boçi: Berisha është në kulmin e betejës së tij
Deputet i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, tha se Partia Demokratike duhet ta mbështesë Berishën, njëlloj sikurse ai mbështeti PD.
Ai tha se për momentin nuk konceptohet një lideri i ri i Partisë Demokratike, sepse Berisha ishte ai që e nxori PD nga ajo gjëndje në të cilën ishte.
“Berisha është në kulmin e betejës së tij dhe në një situatë ku ai ka mbështetur deri tani Partinë Demokratike dhe e nxori nga ajo gjëndje në të cilën ishte. Nuk mund të konceptohet që në këtë moment që të gjithë duhet t’i thonë e mbarove detyrën tënde sepse është dhe moment politik dhe moral, përkundrazi duhet ti ofrojnë mbështetje” tha Boçi.
Për sa i përket faktit që Berisha është në arrest shtëpie, ai shtoi se kjo nuk ishte hera e parë që ndodh me nje kryetar partie në Shqipëri.
“Të mos harrojmë një situatë të ngjashme, para shumë vitesh lideri Fatos Nano, ishte i dënuar me vendim të formës së prerë dhe struktura e PS të gjithë aksionin e saj politik e drejtonte rreth tij” tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit