Kinematografia e prillit, nga dokumentari mbi Greta Thunberg, te filmi me protagonist Russell Crowe
Nëse jeni duke kërkuar për filma apo seriale për të kaluar kohën e lire, atëherë më poshtë janë listuar disa nga propozimet për këtë muaj.
“Concrete Cowboy”, Idris Elba
Një nga filmat më të shumëpritur është “Concrete Cowboy”, me aktorin, producentin dhe muzikantin anglez Idris Elba, një ngjarje ku tregohet se si një baba përpiqet të ketë kontakte me djalin e tij problematik.
Historia është përqendruar rreth një klubi hipizmi të quajtur “Fletcher Street Stables “në Filadelfia, anëtarët e të cilët kanë një traditë të gjatë rreth kaubojve dhe kalorësisë. Kalorësit lokalë mbajnë dhe kujdesen për kuajt dhe u mësojnë të rinjve të lagjes ta bëjnë të njëjtën gjë. Idris Elba është gjithashtu producenti ekzekutiv i filmit. Filmi mund të ndiqet në Netflix
“Kur kemi filluar të punojmë me filmin, ju e dini, thjesht, duke marrë parasysh se këto stalla kanë qenë atje për njëqind vjet dhe cili është roli i tyre për komunitetin, kemi hapur sytë dhe e kishim të qartë se duhet ta tregojmë këtë historinë, pasi ka të bëjë me komunitetin dhe ka një të vërtetë të përbashkët”, u shpreh Idris Elba
“Unhinged”, Derrick Borte
Merrni 100% adrenalinë me aktorin Russell Crowe në filmin e ri “Unhinged” ku përshkruhet një incident aspak i zakontë rrugor gjatë një udhëtimi të frikshëm.
Djaloshi gjurmon nënën e vet, dhe i tregon pa mëshirë se çfarë do të thotë të kesh një ditë të keqe. Filmi është shfaqur në kinema por është ndjekur shumë pak, për shkak të kufizimeve nga COVID-19. Ishte hera e parë që regjisori i filmit me origjinë gjermane, Derrick Borte punoi me aktorin Russell Crowe.
“Nuk e kisha idenë se çfarë më priste kur fillova të punoja me Russell, ai është me të vërtetë i shkëlqyeshëm, di të flasë dhe të ndiihmojë këdo në set”, u shpreh Derrick Borte.
“Greta Thunberg: A year to change the world”
Tashmë mund të ndiqni jetën e aktivistes së famshme suedeze, Greta Thunberg. Dokumentari me tre pjesë titullohet ‘Greta Thunberg: Një vit për të ndryshuar botën’. Të tri seritë mund të ndiqen online.
Bäckström
Njihuni me detektivin e paskrupullt dhe arrogant suedez, Evert Bäckström. Ai është i famshëm për zgjidhjen e 99% të çështjeve që lidhen me vrasje të cilat ai i ka marrë përsipër. Seriali bazohet në romanet e njohura suedeze të krimit, shkruat nga Leif G.W. Persson. Në sezonin e dytë, detektivi përballet me rastin më të vështirë që ka pasur ndonjëherë, ku një kafkë me vrima e shpuar nga plumbat gjendet në një ishull të pabanuar në arkipelag. Seriali mund të ndiqet online.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni