Kryemadhi del pas 5 orësh nga SPAK: Kam bërë botoks si gjithë femrat

12 Qershor 2024 | 15:37

Depuetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, pas 5 orëve në SPAK ka deklaruar para mediave se ajo është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, ndërsa shtoi se nuk ka problem që prokuroria nuk i ka dorëzuar telefonin e sekuestruar.

“Unë sot isha në cilësinë e personit që ka dijeni. Telefonin le ta mbajnë se s’ka asgjë. Ka vetëm gjëra të bukura në telefonin tim.

E pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike Monika Kryemadhi tha se ka bërë botoks si gjithë femrat, ndërsa mohoi të ketë bërë ndërhyrje të tjera.

“Ju jeni afër nuk shikoni viza apo jo? Nuk kam bërë ndërhyrje. Kam bërë botoks si gjithë femrat”.

Gjithashtu Kryemadhi tha se i qëndron fjalëve të saj dhe nuk e sfidon sistemin e drejtësisë, ajo tha se prokurorët do të bëjnë punën e tyre, duke risjellë në vëmendje se ajo vetë ka depozituar në SPAK 6 padi për inceneratorët.

“Vazhdoj të qendroj dhe nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë dhe as sitemin ku ne jetojmë dhe punojmë.

Unë kam dorëzuar 6 padi në SPAK për inceneratorët.  Prokurorët do të bëjnë punën e tyre”,-tha Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026