VIDEO|Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin italian, çfarë e tensionoi situatën

13 Qershor 2024 | 07:41

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Parlamentin italian, ku disa deputetë u përleshën me grushta me njëri-tjetrin.

Sipas mediave të huaja, dhuna plasi gjatë diskutimit të një projektligji për autonomi të diferencuar ku deputeti i Lëvizjes “5 Yjet”, Leonardo Donno, po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh (flamuri italian) ministrit Calderoli, në shenjë proteste.

Sigurimi i Parlamentit ndërhyri duke ndaluar Donno-n, ndërsa ky i fundit u godit dhe u rrëzua përtokë nga deputetët kundërshtarë.

Më pas ai u largua nga salla e Parlamentit. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë incidentit.

Menjëherë pas përplasjes është thirrur konferenca e kryetarëve të grupeve të Parlamentit italian, për të marrë vendimet e mëtejshme.

Por para sherrit, fillimisht kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së diferencuar. Në sallë u vendosën flamujt e Italisë dhe u këndua himni kombëtar, ndërsa disa deputetë pushtuan karriget e ministrave duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.

Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.

https://rumble.com/v518hiw-sherr-i-dhunshm-n-parlamentin-italian-deputett-grushtohen-pas-diskutimit-n-.html

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026