Shtyhet seanca në Apel për Safet Gjicin, shkak mungesa e Alma Kaçit

13 Qershor 2024 | 09:42

Është shtyrë seanca e parë në themel ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Togat e zeza shtynë seancën më datë 20 qershor, për shkak të mos paraqitjes së Alma Kaçit.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i konvertohet në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërsa për Alma Kaçin, gjykata vendosi dënim me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. Ndaj kësaj të fundit u ngrit akuza e “Prostitucionit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026