Meta paraqitet në SPAK, sulmon Altin Dumanin: A e njihni kush është?
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme anti-Korrupsion.
Në hyrje të portës së SPAK, Meta sulmoi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.
“A njihni “Dum Dumanin” kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal, sepse është kokë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Dum Dumani është ai që s’guxon të përmend emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Unë po shkoj te Dum Dumani”, tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar i vetëm në dyert e SPAK, ku pritet të merret në pyetje nga organi i akuzës.
Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, e cila u pyet për rreth 5-orë në lidhje me hetimin pasuror e nisur nga SPAK.
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi zbuloi se Meta po merret në pyetje nga prokurori Sotir Kllapi, i cili është prokurori që po heton shpenzimet e ndërhyrjeve estetike të anëtarëve të familjes Meta, por dhe lobimin në SHBA të bërë nga ish-LSI-ja.
Këto dy hetime sipas gazetares janë bashkuar në një dosje të vetme, ku organi i akuzës po shkon drejt përfundimit të hetimeve dhe kalimit në gjykatë të çështjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë