“Dhuroi dashuri”- Homazhe në Elbasan për Qazim Sejdinin, të pranishëm Veliaj e Balla
Ditën e sotme në Elbasan janë mbajtur homazhe për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut socialist të këtij qyteti, Qazim Sejdinit.
Sejdini, i cili drejtoi Bashkinë e këtij qyteti për 3 mandate radhazi, u përcoll sot për në banesën e fundit.
Të pranishëm në homazhet e zhvilluara për të kanë qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Veliaj tha për mediat se do e kujtonte Qazim Sejdinin për humorin e tij, për dashurinë që ofronte dhe për zemrën e bardhë.
“Ngushëllime familjes dhe gjithë qytetit të Elbasanit. Qazimi ka qenë aty kur shumë prej nesh ishim fillestar në politikë dhe sa kishim filluar të mësonim disa nga këto punë që mësohen vetëm kur je në krye të punës së kryetarit të Bashkisë. Kujtoj gjithmonë me shumë dashuri gjithë humorin e tij dhe mënyrën sesi na e bënte pak më të lehtë, më sportive ato sfida që ne na dukeshin të mëdha sa bota. Do e kujtoj gjithmonë për zemrën e bardhë, batutën e fortë dhe për dashurinë e madhe që dhuroi ndaj të gjithëve që pati mundësi të bashkëpunonte. Elbasani, por jo vetëm, por edhe miq nga gjithë Shqipëria do e kujtojnë gjithmonë”, tha Veliaj.

Ndërsa ministri Balla tha se me vdekjen e Qazim Sejdinit ka humbur jo vetëm familja e miqtë e tij, por të gjithë qytetarët e Elbasanit, pasi sipas tij, ai shkroi një pjesë të mirë të historisë së këtij qyteti.
Sipas Ballës, ajo që e bënte të veçantë Sejdinin, ishte natyra e tij bashkëpunuese për të mirën e qytetit, pavarësisht ndasive politike.
“Jam shumë i prekur nga ky largim i parakohshëm i një miku të mirë si Qazim Sejdini. Kam punuar shumë kohë me të në dobi të zhvillimit të Elbasanit, qoftë si prefekt e pastaj 3 mandate si kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Dua të nënvizoj disa veti që i kishte Qazim Sejdini. E para qetësia, dashuria e tij për këtë qytet, ka bërë gjithçka ka mundur në dobi të zhvillimit të Elbasanit. Po ashtu gjej rastin të vlerësoj edhe faktin që pavarësisht ndasive politike, Sejdini u mundua gjatë gjithë karrierës së tij që të përçojë mesazhin e bashkëpunimit në dobi të qytetit. Kishte një gjë të veçantë që duhet ta ndjekin edhe të tjerët, punonte çdo ditë në dobi të qytetit, pavarësisht ndasive politike. Elbasani ka humbur një kryetar bashkie që ka shkruar një pjesë të rëndësishme të historisë së këtij qyteti. Ngushëllime familjes dhe gjithë qytetit të Elbasanit që ka humbur një elbasanlli 24 karatsh”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës