Përplasje të forta te“Sterilizimi”, PD kërkon largimin nga seanca të Milva Ekonomit
Komisioni Heimor për Kontrat Koncensionare në Shëndetësi ka thirrur në seancë dëgjimore përfaqësues dhe auditues të KLSH, një prej të cilëve, Bexhet Zeqiri audites pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në nisje të seancës deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi që në seancë të mos marrë pjesë socialistja Milva Ekonomi, e cila sipas saj ndodhet në kushtete e konfliktit të interesit pasi, përmendet në gjetjet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e përgatitur nga Bexhet Zeqiri.
Nga ana tjetër, nënkryetari i komisionit Plarent Ndreca, tha se kushtet e konfliktit të interesit nuk qëndrojnë ndaj kërkoi vijimin e seancës.
Megjithatë seanca vijoni me debate për praninëose jo të Milva Ekonomit në seancë.
Pjesë nga debati:
Ina Zhupa: Një prej anëtarëve të këtij komisioni ka konflikt interesi në këtë seancë. Nuk duhet të marri pjesë. Milva Ekonomi (Ish-drejtoreshë e FSDKSH) përmendet në gjetjet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e përgatitur nga Bexhet Zeqiri, audituesi i KLSH që do të dëshmojë sot në komision. Nuk mund të jetë e pranishme në këtë seancë dëgjimore, sepse ka konflikt interesi.
Ndreca: Zonja Ekonmi ka ushtruar dretyrë publike, njësoj si audituesi i KLSH dhe nuk ka konflikt interesi, të interesave private. Tjetër gjë nëse po flasim për paanshmëri.
Të vazhdojmë të marrim dëshminë, sepse nuk ka asgjë që do përbënte konflikt me asnjë prej anëtarëve.
Zhupa: A mund të hetojë Ekonomi veten?
Konomi: Nuk kam konflikt interesi. Do të ishte e mira të vija me një infoormacione për të ndihmuar komisionin. Kam pasur detyrën e zv. ministres së Shëndetësisë, dhe më pas kam marrë detyrën si e komanduar e FSDKSH.
Ky është institucion financiar i cili zbaton kontratat dhe nuk harton apo zgjedh kontratat. Unë e kam bërë këtë detyrë duke mos qenë deputete dhe konflikti i interesit lind kur je deputete, dhe unë deputete jam bërë në 2017-ën.
Si drejtoreshë unë kam qënë një person që kam ekzekutuar vendimarrje të tjera, nuk kam marrë unë vendime.
Bëhet fjalë për një kontratë të firmosur nga Milva Ekonomi si ish-drejtreshë e FSDKSH-së në vitin 2015 me kompanisë Koncensioare “Saniservice”, shërbim i cili gjatë vitit 2017-të është shtrirë në 5 spitale të Tiranës, në Shkodër dhe Elbasan.
Ekonomi: Kam firmosur kontratën e financimit dhe nuk kam qënë në përzgjedhjen e kontratës.
Vokshi: I bëj thirrje Ekonomit t’i thërrasë ndërgjegjes dhe të mos jetë pjesë e kësaj seanca.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë