“SPAK kontrollohet nga Rama”, Meta: Pse u thirra në Prokurorinë e Posaçme
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat nga selia e PL akuzoi SPAK se është i varur plotësisht nga kryeministri Edi Rama.
I pyetur nga gazetarët për arsyen pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme, Meta u shpreh se ishte thirrur në SPAK si denoncues i aferave të qeverisë.
“Jam thirrur në cilësinë e denoncuesit të ‘Rama-reformës’ që u firmos me 140 deputetë, pastaj vazhduan ata; emëruan Arta Markun që vazhdoi emërimet sipas qejfit të vet, emëroi KLP, dhe KLP zgjodhi SPAK sipas qejfit të vetë. Sot jemi vendi i dytë në botë për ryshfet dhe kjo s’mund të ndodhte kurrë pa SPAK, që kontrollohet plotësisht nga Edi Rama. Jam thirrur si denoncues dhe bllokues për planet për ndarjen e Kosovës që mund të sillnin Ukrainën në Ballkan. Jam thirrur si denoncues i aferës së detit që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën. SPAK ka përgjegjësi për vrasjen në Elbasan, ishte detyrë e SPAK të ndiqte denoncimin për njerëzit e pushtetit dhe ja kaloi Prokurorisë së Elbasanit që ishte në konflikt të hapur interesi”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon