“Si e nisa drogën 34 vjeç” – Rrëfehet për Euronews Albania ish-përdoruesi

13 Qershor 2024 | 16:44

Numri i përdoruesve të drogës ka ardhur në rritje, e po ashtu edhe kërkesa për t’u shkëputur nga varësia. Në Tiranë ata që duan të lënë drogën, ditën e nisin në qendrën Aksion plus, ku marrin metadon, terapi që i bën të mos përdorin lëndë narkotike.

Historitë e tyre janë të ndryshme, por pikënisja është e njëjtë, kurioziteti. Mes frikës për të mos u identifikuar si ish-konsumator i drogës, Artani gjeti kohë të na rrëfejë historinë e tij të abuzimit me substancat, që ndryshe nga shumë të tjerë, nuk ka nisur në adoleshencë, por kur ishte baba i një fëmijë.

“E nisa me anë të shoqërisë… maksimumi as një vit s’e e kam pirië. Kam qenë 34 vjeç, asnjë vit nuk kishte që e kisha filluar duke parë shokët dhe njerëzit, thashë nuk është për mua, se unë jam baba fëmije”, tregon ai.

Kurioziteti që nisi me hashash, shumë shpejt e çoi drejt konsumit të të gjitha llojeve të drogave, prej të cilave dhe u bë i varur.

“Më së shumti kam pirë ndonjë cigare bar, nga ajo e pashë që nuk po na bënte gjë, dhe erdhi një kohë filluam me djegie me varak dhe pastaj kaluam tek më e keqja më që s’bën më robi, me shiringë”, shprehet ai.

Varësia nga droga është përtej çdo limiti. Familja është e para që vihet në rrezik, kur një anëtar i saj është konsumator.

E po njëlloj, familja është ajo ku shumë përdorues drejtojnë sytë për tu kërkuar ndihmë.

“Thashë stop më, dhe mora familjen”, thotë Artani.

Për veten dhe familjen, Artani, premton se nuk do t’i rikthehet vesit që kurrë nuk duhej ta kishte provuar.

Punonjësit e qendrës Aksion plus e quajnë këtë rast një histori suksesi, e po njëllo apelojnë që të rinjtë të tentojnë për t’u shkëputur nga varësia. Fatkeqësisht, shifrat tregojnë se vetëm 2% e përdoruesve tentojnë të shkëputen nga droga duke kërkuar ndihmën e specialistëve në 8 qendrat e Aksion plus të shpërndara në të gjithë vendin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026