Shota, prodhohet automjeti i parë i blinduar ushtarak në Shqipëri

13 Qershor 2024 | 17:29

Shqipëria ka nisur investimet në fushën e mbrojtës. Në panairin e industrisë së mbrojtjes, vendi ynë prezantohet më automjetin e parë të blinduar të quajtur ‘Shota’.

Kjo është Shota, makina e blinduar, e cila peshon 7 tonë, për të cilën janë dashur 24 orë në 24, për tre muaj, për ta ndërtuar. Krijuesja është një vajzë shqiptare, Arjeta Puca, e cila së bashku me ekipin e saj prodhuan automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”.

17 persona, ku 70% e stafit të Arjetës, janë vajza, punuan ditë e natë, që Shotës, të mos I mungonte asgjë. Nuk është një makinë e parë më parë, unike në llojin e saj, ku përveç Bind, është makinë anti minë.

Qëllimi i Shotës, është mbrojta dhe transportimi i ushtarakëve. Gati për t’ju përgjigjur çdo kundër sulmi që mund të vij nga armët e zjarrit. Makina blind, do të jetë në funksion të çdo shteti që do të ketë nevojë për të.

Një industri e tillë në vendin tonë ende nuk është e zhvilluar. Pikërisht ky është dhe qëllimi I krijueses, Arjetës, për të qenë pionerët e këtij sektori, që çdo ditë e më shumë po kërkon më shumë mbrojte.

Prototipi i kësaj makine të blinduar ende nuk ka një çmim, por variante të ngjashme bazë të kompanive ndërkombëtare të mbrojtjes, kushtojnë disa qindra mijëra euro.

Aktualisht makina ndodhet në Paris, ku vendi ynë merr pjesë përherë të parë, në eventin e industrisë së mbrojtjes, aty ku marrin pjesë 62 shtete dhe 2000 kompani nga e gjithë bota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026