Ekstremistët marrin ‘emigracionin’ në Holandë, 5 kandidatë për postet qeveritare
Partia ekstremiste e Gert Vilders në Holandë ka emëruar pesë kandidatë për poste ministrore, përfshirë atë për Azilin dhe Emigracionin.
Koalicioni qeverisës i Vendit të Ulët, përveçse nga PVV-ja e Vilders, që është kryetari, përbëhet edhe nga liberalët e VVD-së, konservatorët e NSC-së dhe Partia e Fermerëve, BBB.
Zgjedhjet në Holandë u mbajtën në nëntor të vitit të kaluar, në të cilat Partia për Liri e Vilders dyfishoi mandatet duke arritur në 37 nga 150 vende që ka Parlamenti Holandez.
Administrata e re, që pritet të nisë nga puna më 26 qershor, do të drejtohet nga kryeministri i pavarur Dik Shof, ish-shef i shërbimeve të inteligjencës.
Mungesa e eksperiencës politike e Shof bie ndesh me atë të paraardhësit liberal, Mark Rutte, që ka udhëhequr Holandën që prej vitit 2010 dhe ka luajtur një rol kyç në BE.
Ekstremistët, të njohur për qasjen e tyre kundër emigrantëve, do të menaxhojnë edhe ministritë për Tregtinë me Jashtë dhe Zhvillimin, Infrastrukturën, Çështjet Ekonomike dhe Shëndetësinë.
Atyre do t’u duhet të kalojnë një seancë miratimi në Parlament, që do të mbahet javën e ardhshme, kur pritet të njoftohet dhe ndryshimi i portofolave ministrorë. Nga ana tjetër, do të jenë edhe 13 sekretarë shteti, emrat e të cilëve nuk janë konfirmuar ende.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet