Rama në Ballsh për vaksinimin: Do kapim majat e klasifikimit dhe dalim nga tuneli i sfilitës

3 Prill 2021 | 16:58

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Ballshi, se me ritmin e vaksinimit, Shqipëria do të ngjitet shumë shpejt ndër shtetet e para të rajonit dhe Europës.

Sipas tij, mandati i dytë u thye në mes, por shumë shpejt vendi do të dalë nga “tuneli sfilitës” i pandemisë.

“Shumë shpejt do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit dhe shumë shpejt do dalim përfundimisht nga ky tunel sfilitës i kësaj pandemie”, tha Rama.

Ai hodhi kritika për kundërshtarët politikë, ndërsa tha se janë munduar që pandeminë dhe tërmetin t’i konsiderojnë si aleatë kundër qeverisë.

“Mandati i dytë ka qenë mandat i thyer në mes nga kjo luftë në dy fronte dhe kur sheh që ata që duan të vijnë në krye të vendit flasin sikur as njëra dhe as tjetra nuk kanë ekzistuar dhe nuk eksitojnë, përkundrazi edhe tërmetin edhe Covid-in janë munduar dhe mundohen t’i bëjnë aleatë, shtoi Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026