EMRAT|Kishin ngritur 3 ‘shtëpi bari’, 5 të arrestuar në Greqi, mes tyre dy shqiptarë

14 Qershor 2024 | 10:06

Policia greke ka shktërruar një grup kriminal i cili kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë.

Mbi 1500 rrënjë “cannabis sativa” dhe mbi 45 kg marijuanë janë sekuestruar, ndërkohë që janë vënë në pranga 5 persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Operacioni është zhvilluar nga forcat speciale EKAM, në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe anti-drogën e Athinës në 5 banesa në Malakasa, Kapandriti, Ippokrateio Politeia dhe Athinë dhe në disa automjete të të dyshuarve.

Në 3 prej banesave janë gjetur të kultivuara 1575 bimë narkotike “cannabis sativa” ndërsa gjatë kontrolleve në to dhe në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg 730 gram marijuanë, 8.3 kg mbetje “cannabis sativa”, 52.720 euro, 3.100 lekë shqiptare, 5 peshore elektronike, kamera sigurie dhe materiale qe shërbejnë për kultivimin e brendshëm të drogës.

Gjatë kontrollit personal njeri prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “TT” me një krehër me 7 fishekë. Në total janë sekuestruar edhe 8 automjete, 2 motorra dhe 11 celularë.

Në prangat e policisë greke ka rënë Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, 39 vjec. Gjatë arrestimit këtij shtetasi i është gjetur një kartë identiteti qipriote false me emrin Ioannis Koutras. Kutra kishte marrë përsipër financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike. Bashkëpunëtor i tij në këto detyra është identifikuar Ardjan Alikaj, 41 vjec, i cili është shpallur person në kërkim.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë Agim Kutra, 70 vjec i cili kishte detyrën e ruajtjes së sasive të korrura të drogës. Shtetasit e tjerë të arrestuar janë gjeorgjianët Gigla Devadze, 58 vjec dhe Irakli Vasadze, 43 vjec si dhe shtetasi grek Jorgos Makos 27 vjec, të cilët kishin detyra të ndryshme në grup.

Sipas policisë greke, dy drejtuesit e grupit Genti Kutra dhe Ardjan Alikaj, kanë precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje e grabitje në kuadër të organizatës kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026