Në mbrëmje nis magjia Euro 2024, Gjermania pret në shtëpi Skocinë

14 Qershor 2024 | 14:34

Edicioni i 17-të i kampionatit evropian ngre siparin mbrëmjen e kësaj të premte, me sfidën hapëse, atë mes Gjermanisë dhe Skocisë. Organizatorët e eventit me synim fitimin e trofeut e nisin të parët rrugëtimin në grupin A, ndërsa sipas kalendarit, dita e parë zhvillon vetëm një përballje. Euro 2024 zhvillohet në 10 stadiume të ndryshme, teksa dueli i parë gjen vend në mitikun Allianz Arena, me një kapacitet prej 75 mijë ulësesh, ndërsa gjykimi i është besuar francezit Clement Turpin.

Sytë e gjithë Evropës prej 14 qershorit në 14 korrik janë drejt Gjermanisë, ndërsa kontinenti i vjetër do të jetë kryefjala e futbollit botëror. 24 skuadra do të luftojnë për fitimin e trofeut të kampionit të Evropës, që aktualisht mbahet nga Italia, që triumfoi në vitin 2020, duke mposhtur në finale Anglinë. Gjermania e udhëhequr nga Julian Nagelsmann në testin e parë ka përballë Skocinë e Steve Clark.

Panzerat janë favoritë absolutë, por kundërshtari nuk meriton të nënvlerësohet. Në të shkuarën skocezët kanë qenë të pafat, pasi kanë vetëm një fitore në të gjithë duelet e zhvilluara, konkretisht në 1999, me rezultat minimal. 6 fitore u takojnë gjermanëve dhe një duel është mbyllur në barazim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026