Deri 1000 euro bileta në zonën e italianëve! Tifozi tregon çmimet “e çmendura”

14 Qershor 2024 | 19:08

Tifozi, Ardit Saliaj, i ftuar në Euronews Albania, tregoi atmosferën në Gjermani një ditë para ndeshjes së Shqipërisë. Ai tha se tifozët shqiptarë kanë pushtuar Dortmundin.

Saliaj shtoi se tifozët po vazhdojnë të blejnë bileta, ku çmimet kanë arritur deri në 1000 euro.

“Shqiptarët nuk po ndalen në asnjë lloj blerje në çmimin e lartë. Madje dhe italianët po joshen nga çmimet e shqiptarëve. Biletat tashmë kanë arritur deri në 1000 euro, falim për në tribuna minimale dhe në zonën e italianëve” tha ai.

Tifozi tha se ka shpresa që Shqipëria të kalojë grupin dhe se ekipi ndodhet në një fazë shumë pozitive.

“Kemi 3 muaj që po përgatitemi për këto ndeshje. Padyshim nesër mund të mos marrim fitoren, por ndoshta një barazim, por e rëndësishme është që të kalojmë grupin për ëndrrat dhe për dëshirat tona. Ekipi ndodhet në një fazë shumë pozitive, në harmoni të jashtëzakonshme mes lojtarëve  dhe fryma dhe energjia pozitive që ka dhënë trajneri të jep shpresë, të jep rezultate që ta mbushin zemrën” tha tifozi.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026