Ndërron jetë portieri i kombëtares së Malit të Zi
Portieri Malit të Zi dhe ekipit anglez të Millwall, Matija Sarkic, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 26-vjeçarit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ai u ndje keq në banesën që ndodhej në Budva dhe ndërroi jetë në spital.
Sarkiç i lindur në Grimsby ka luajtur për herë të fundit 10 ditë më parë, më 5 qershor, në ndeshjen që Mali i Zi zhvilloi kundë Belgjikës.
Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar kundër Bjellorusisë në vitin 2019 dhe zhvilloi gjithësej 8 paraqitje për vendin e tij.
Sarkiç e filloi karrierën e tij në akademinë e Anderlecht para se t’i bashkohej Aston Villas në vitin 2015 dhe më pas u huazua te Wigan, Stratford, Havant dhe Waterlooville dhe Livingston përpara se të transferohej te Wolves në 2020.
Ai gjithashtu luajti 60 ndeshje gjatë periudhave të huazimit te Shrewsbury, Birmingham dhe Stoke.
Klubi i Championship i Millwall postoi në X: “Çfarë lajmi i tmerrshëm të zgjohesh sot në mëngjes dhe të mësosh se portieri ynë Matija Sarkic ka vdekur në moshën 26-vjeçare. Lajm shkatërrues për miqtë dhe familjen e tij dhe për të gjithë ne të lidhur me Millëall-in. Luan, gjithmonë ka qenë një luan.”
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq