VIDEO| Atmosferë elektrizuese në Dortumund, tifozët Kuq e Zi dhurojnë spektakël

15 Qershor 2024 | 09:55

Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Italinë në ndeshjen e parë të finaleve të kampionatit evropian.

Një sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël për të gjithë shqiptarët kudo që janë kjo dhe për faktin se stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit pritet të ketë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë në mbështetje të kombëtares.

Atmosfera elektrizuese ka nisur në Dortmund, ku tifozët Kuq e Zi, janë mbledhur në mbështetje të Kombëtares.

Me daulle dhe me thirrjet “Shqipëri-Shqipëri”, tifozët kanë ndezur motorët për t’i dhënë forcë dhe kurajo lojtarëve të kombëtares të cilët zbresin në orën 21:00 në fushën e blertë.

Pas ndeshjes së sotme me Italinë, katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026