Dëshmitë për vrasjen në Dhërmi: Trupin e recepsionistit do e digjnim në furrë
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në një hotel në Dhërmi, nga pronari i tij, 43-vjeçari Gerald Shehu.
Gazetarja e Euronews Albania, Greta Haska, ka bërë të ditur se dy bashkëpunëtorët në fshehjen e trupit të viktimës, Daniel Qosja dhe David Larti, kanë dhënë në Polici dëshmi tronditëse.
Ajo tha se ata kanë rrëfyer në Polici se autori Gerald Shehu kishte kërkuar që trupin e viktimës pasi e vranë, ta digjnin në furrën e picerisë, gjë që nuk u arrit për shkak të përmasave.
Sipas tyre, pas kësaj tentative është vënë në zbatim plani për ta fshehur trupin e Eraldos në guroren në Gjipe.
“Sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku mbeti i vrarë recepsionisti Eraldo Nevruzi, që u vra me dy plumba nga pronari i tij, kanë dalë detaje të reja nga dy bashkëpunëtorët e tij. 31-vjeçari është ekzekutuar në ambientet e hotelit ku punonte nga Gerald Shehu, në bashkëpunim me 2 punonjës të tjerë të hotelit.
Njëri prej tyre, Daniel Qose, ka deklaruar se plani për të fshehur kufomën e 31 vjeçarit nuk ka qenë për t’u fshehur në guroren në Vuno, por për t’u asgjësuar trupi i tij në furrën e picerisë në ambientet pranë hotelit.
Ai shtoi se nuk kanë mundur dot që ta digjnin trupin e tij në furrin e picerisë, për shkak se Eraldo Nevruzi ishte shtatlartë dhe kanë vënë në zbatim planin për ta fshehur në gurore. Po ashtu edhe bashkëpunëtori tjetër David Larti ka konfirmuar se autori Gerald Shehu ka dashur ta djegë trupin e viktimës, në furrën ku dogji sendet e tij personale”, tha Haska.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre