Çfarë dihet deri tani nga vrasja e recepsionitit në Dhërmi
Trupi i Eraldo Nevruzit, recepsionisti që u vra nga pronari i Hotelit në Dhërmi, është gjetur mesditën e se premtes rreth 20 kilometra larg vendit të ku ndodhi krimi. Trupi i viktimës është transportuar me makinë nga hoteli drejt një Gurore në afërsi të vendit të quajtur Përroi i Gjipesë.
Veç autorit Gerald Shehu, policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar atë për të kryer krimin dhe fshehur gjurmët. Në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti, të cilët gjithashtu janë punonjës të hotelit që kishte në bashkëpronësi Gerald Shehu. Qose dhe Larti kanë deklaruar se janë detyruar për të bashkëpunuar në fshehjen e gjurmëve.
Sipas hetimeve të para, autori e ka marrë viktimën në një dhomë ku pushonte stafi dhe më pas e ka ekzekutuar. Pas krimit, me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve, rrobat e viktimës, karta e identitetit dhe sendet e tjera personale janë djegur në furrën e picerisë. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të së enjtes dhe pas heqjes së trupit, autori është nisur në orës 05:00 në drejtim të Greqisë. Pas kalimit të pikës kuftare të Qafë Botës, autori ka marrë tragetin nga Igumencia drejt Korfuzit ku ka tentuar të udhëtojë drejt Anglisë, shtetit ku jetonte.
Informimi i policisë greke nga pala shqiptare ka bërë të mundur arrestimin e tij në aeroport disa minuta para nisjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 11:32 Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve