Të apasionuar pas natyrës në Pogradec, liqenet e Lukovës atraksion për turistët
Liqenet e Lukovës në fshatin Bishnicë të Bashkisë së Pogradecit nga njëri vit në tjetrin tërheqin turistë vendas, por dhe të huaj.
Shumica prej tyre ngjiten në këmbë deri në destinacion, ndërkohë që ka edhe te tjerë qe përdorin mjetet e tyre.
Edhe këto ditë turistët kanë qenë të shumtë nga Fieri, Korça, Tirana por dhe qytete të tjera.
“Bëj shpesh udhëtime të tilla sepse me pëlqen natyra. Është hera ime e parë këtu për hiking dhe impresionet janë të mrekullueshme, uji, burimet por e bimësia shumëngjyrëshe e ne fund ishin liqenet fantastike këtu”, tha një vajzë.
“Sot kam pikturuar liqenin e Lukovës. Kapa një pamje të bukur, u mundova ta pikturoj siç e ndjeva. Njihet si një nga zonat më të bukura të Shqipërisë”, tha një piktor.
“Ka filluar diçka më rrugën me çfarë kuptova, do ishte mire qe rruga të arrinte deri në Bishnice, duket si në Zvicër, infrastruktura dhe e para duhet të fillojnë. Ushqime tradicionale të zonës e asgjë tjetër”, tha një djalë për Euronews.
Gani Bego është një nga më të apasionuarit pas turizmit malor. Se bashku me një grup banorësh ai ka dhënë kontributin e tij për zhvillimin e zonës.
“Është një shteg rreth 8 km të gjatë. Shënuam me shenja horizontale sipas ministrisë së turizmit, grupet turistike I ndjekin pa praninë e një guide lokale. Kryesisht pjesa më e madhe e turistëve janë vendas, vijnë e ne stinën e dimrit, nuk mungojnë as turistët e huaj, amerikane, franceze, nga gjithë vendet e botës ka interes për ta vizituar liqenet e Lukovës”, tha Gani Bego.
Për të lehtësuar lëvizjet e turistëve në zonat e trashëgimisë së kulturës, përfshi këtu edhe varret monumentale të Selcës, Urën e Golikut por dhe fshatra të njohur të krahinës se Mokrës, Bashkia e Pogradecit në bashkëpunim me të apasionuarit pas sporteve të aventurës kanë bërë shënjimin e të gjitha shtigjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta