Politika uron festën e Bajramit, presidenti Begaj: Reflektim për shoqëri më të mirë
Festën e Kurban Bajramit e kanë uruar krerët më të lartë të shtetit në vend.
Presidenti Bajram Begaj shkruan se Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.
Vetëm ky reflektim i gjithsecilit thotë kreut i shtetit, bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.
Edhe kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla i është bashkuar urimeve duke thënë se kjo ditë na frymëzon që dashurinë për Zotin ta kemi edhe për njëri-tjetrin.
Ndërsa kryeministri Rama përmes një fotografie ka shkruar Gëzuar Festën e Kurban Bajramit.
Me rastin e festës së kurban Bajramit, Lulzim Basha ishte për vizitë në selinë e komunitetit Mysliman të Shqipërisë duke uruar sa më shumë mbarësi, fat e begati për të gjithë familjet shqiptare.
Edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj iu bashkua urimeve duke kërkuar që të lidhet mënjanë balta dhe zilia për njëri-tjetrin.
Nga Kavaja presidenti i partisë së lirisë, Ilir Meta përcolli urimin e tij bashkë me një premtim duke thënë se “do t’u kthejmë pronat komuniteteve fetare!”
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi