Trajneri tregon çfarë “e fundosi” Kombëtaren në sfidën ndaj Italisë

17 Qershor 2024 | 13:56

Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer stërvitjes në kampin bazë në “Kaiserau” të Dortmundit. Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024, kuqezinjtë patën një stërvitje me karakter lehtësues. Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos.

Tanimë kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg. Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf.

Trajneri Ergys Luga analizoi në një intervistë për Euronews Albania lojën e Kombëtares shqiptare përballë Italisë 2 ditë më parë. Sipas tij, euforia pas golit të parë të kuqezinjve që erdhi shumë shpejt dhe kur askush nuk e priste, solli ngërç psikologjik edhe te lojtarët në fushë.

Luga u shpreh se pas golit skuadra opati një tërheqje ku po shfaqte probleme nga krahët, sidomos i majti i joni, i djathti i Italisë.

“Shqipëria e nisi me skemë, u finalizua në rivënie për italianë, ishte gabim i Dimarkos, por edhe meritë e Bajramit për golin e parë. Në atë moment Shqipëria kaloi në një eufori  që është normale se po luajmë me kampionët në fuqi dhe 4 herë kampionë bote. Skuadra pati një tërheqje ku po shfaqte probleme nga krahët, sidomos i majti i joni, i djathti i Italisë. Shqipëria kaloi një sistem që më kujtoi Kroacinë e 2018, 6-3-1, është bërë edhe në stërvitje mesa di. Në atë moment Italia rrit presingun edhe për pasojë të ngërçit psikologjik që patëm se ishte gol i shpejtë, s’e kishim menduar, ku pësuan golat. Goli i parë ishte më i rëndë si i dyti se e kemi pësuar nga gabimet tona, goli i dytë ishte pasojë e presingut të Italisë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026