“Çmenduri ajo që po ndodh në Gaza”, eksperti: Shumë më tepër viktima se në Ukrainë

17 Qershor 2024 | 19:12

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ferdinand Gjana ishte këtë të hënë në Euronews Albania ku komentoi ndër të tjerat luftën e ndodhur në Gaza.

Ai tha se gjenocidi që po ndodh atje , është një çmenduri pasi ndonëse është luftë më e shkurtër se ajo në Ukrainë, numri i civilëve të vrarë është shumë herë më i lartë.

Gjana tha se gjithnjë e më shumë po duket se Netanjahu është i vetëm në luftën që ai po bën pasi edhe populli izraelit nuk e mbështet plotësisht.

“Që në momentin e parë kur filloi ky konflikt, skenari nuk ishte shumë skenar spontan, nuk dukej ai sulmi i Hamasit, ka qenë i planifikuar por ka pjesë që i dimë e pjesë që nuk i dimë dhe çdo ditë që kalon po tregon se në fakt ky është një plan shumë i gjerë dhe kompleks. Sot shpërbërja e kabinetit të luftës apo shpërndarja e qeverisë tregon se Netanjahu në këtë proces është në vetmi të madhe.

Patjetër që ai ka mbështetje, por këto nuk janë aktor politik, nuk janë populli i Izraelit. ata e mbështesin në disa pjesë por jo në gjithë këtë proces dhe të gjitha ato që po ndodhin sidomos pjesa që bie ndesh me ligjin e luftës dhe të drejtat e njeriut. E gjithë kjo që po ndodh është një çmenduri e cila nuk dihet se kur do përfundojë. Ne kemi në luftë në Ukrainë ku kemi shumë viktima, ndërsa lufta në Gaza është shumë më e shkurtër dhe numri i viktimave është shumë i lartë”,-tha eksperti Gjana.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026