Ambasadori britanik: Për ligjin e antishpifjes duhet pritur mendimi i Venecias

30 Janar 2020 | 19:42

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman thotë se për miratimin e ligjit të antishpifjes, Parlamenti duhet të presë mendimin e Komisionit të Venecias. Kërkesa për dhënien e një mendimi për këtë çështje është bërë nga Këshilli i Europës. Z. Norman duke folur për këtë çështje në një intervistë për Euronews Albania, shtoi se, duhet respektuar referimi që i është bërë ligjit te Venecia.

“Vendet e tjera janë të shqetësuara për këtë, duket si një hap mbrapa lidhur me lirinë në media. Jam i kënaqur të shoh se Këshilli i Europës i ka kërkuar Komisionit të Venecias që ta konsiderojnë këtë çështje dhe sigurisht që Mbretëria e Bashkuar është një pjesëtar lider i Këshillit të Europës, ne nuk do të largohemi nga ky Këshill. Ky është një hap i mirë dhe le të shohim atë çka Komisioni i Venecias do të bëjë”, u shpreh ambasadori britanik.

I pyetur nëse parlamenti e miraton, duhet të presim për Komisionin e Venecias, Duncan u përgjigj: “Po, i është referuar Komisionit të Venecias.”

Ndërkohë sot ishte parashikuar që gjatë seancës parlamentare të kalonte për votimi dekreti i Presidentit, Ilir Meta që kërkonte përmirësimin e disa pikave të ligjit antishpifjes.  Por, mazhoranca e ka shtyrë për muajin mars votimin për ligjin për mediat audiovizive deri sa Komisioni i Venecias të shprehet dhe të japë qëndrimin për këtë çështje.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu bindjen se ligji i miratuar nga mazhoranca do të certifikohet edhe nga ana e  Komisionit të Venecias.

 

Lexoni më shumë: Ambasadori britanik, Norman: Reforma në drejtësi po ecën më ngadalë se çdokush do të mendonte

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026