“Jeni asfiksuar”, Abilekaj përballë Bardhit: Pas vulës duhet të diskutonit për…

18 Qershor 2024 | 22:14

Gazetari Enton Abilekaj tha se Partia Demokratike në mungesë të Sali Berishës është e asfiksuar politikisht.

I ftuar përball Gazment Bardhit në “Now me Erla Mëhillin”, Abilekaj tha se Partia Demokratike do duhej të kishte zhvilluar një mbledhje ku të tregoheshin simbolet që do të ndahen, por edhe një mbledhje politike në të cilën të diskutohej për mënyrën se si do të vijojë të funksionojë partia në zgjedhje.

“Berisha është në arrest shtëpie, afati i hetimit mund të shtyhet edhe kur të vijnë zgjedhjet. Problemi është se Partia Demokratike sot, në mungesë të Berishës, është e asfiksuar praktikisht. morën vulën para një jave, u shuajt efekti dhe nuk pati asnjë reagim nga Partia Demokratike.

Nuk është mbledhur një forum vetëm për të treguar se kush do jenë simbolet e partisë, si do funksionojë shpërndarja e simboleve, si nuk do lejohen më degë të Bashës të mos mbajnë më flamurin, vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Të mos ketë më dublime në rrethe. Se ky është një vendim i formës së prerë. Ti nuk ke një mbledhje normale dhe minimale administrative të Partisë Demokratike, e jo më politike pastaj që do duhej me patjetër”,-tha Abilekaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026