Çani: Basha në Ambasadën e SHBA pasi i hoqën vulën, çfarë iu tha! Bardhi: Gënjeshtër
Gazetari Arian Çani është shprehur se ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në Ambasadën e SHBA-ve pasi Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës.
Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kanë dalë informacione sikur Ambasada e SHBA-ve e ka këshilluar Bashën të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për humbjen e vulës.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se kjo është një gënjeshtër.
Bardhi tha gjithashtu se Basha bën shumë gabim që flet në emër të Ambasadës së SHBA-ve.
Pjesë nga diskutimi:
Çani: Një ditë pas marrjes së vulës nga Berisha, Luli ka qenë në Ambasadën e SHBA. Dhe nga grupi i Lulit ka dalë informacioni se ata i kanë thënë pas takimit se duhet të bëjë rekurs për vulën.
Bardhi: Basha bën një takim shumë të madh që nën tavolinë flet në emër të SHBA-ve. Nuk ka asnjë ndërhyrje të SHBA-ve në çështjen e vulës së PD. Kanë qenë tërësisht neutral. Unë shpreh qëndrimet e mia. Për mua po është po, jo është jo. Jam përpjekur që të bëj një informim paraprakisht. E kam vlerësuar dhe e vlerësoj marrëdhënien strategjike me SHBA. Nuk kam komentuar kurrë deklaratat e asnjë ambasade të huaj. Nuk e kam shpallur ndonjëherë veten s ii dërguar i Presidentit Biden në Shqipëri, apo përralla të kësaj antyre që do vijnë anijet anglo-amerikane dhe do sulmojnë godinën ku është Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit