Basha me vetëm 8 deputetë, 2 të larguar në javën e parë pas vendimit për vulën

17 Qershor 2024 | 15:01

Në harkun kohor të një jave nga vendimi i gjykatës së apelit për t’i dhënë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, nga Lulzim Basha janë larguar 2 deputetë duke e reduktuar numrin e ligjvënësve krah tij në vetëm 8 deputetë.

Pasi gjykata e apelit i la vulën e partisë demokratike Sali Berishës, në grupimin tjetër brenda kësaj force politike, atë të Lulzim Bashës në pak ditë kanë nisur largimet e para të atyre që njihen si mbështetës të tij.

E para që njoftoi publikisht largimin nga Basha ishte deputetja Eralda Bano Tase e dy ditë më pas ishte deputeti tjetër Kreshnik Çollaku.

Me largimin e dy deputetëve nga Lulzim Basha, grupi pranë tij reduktohet në numër nga 11 që kishte më herët në vetëm 9 deputetë duke përfshirë dhe vetë ish-kreun e PD.

Konfigurimi në sallën e seancave plenare në radhët e Partisë Demokratike paraqitet me 39 deputetë nga grupit parlamentar i Partisë Demokratike, nën drejtimin e Gazment Bardhit ndërsa përballë tij janë vetëm 9 deputetë krah Lulzim Bashës.

Vendimi për logon dhe vulën e Partisë Demokratike nga gjykata pritet të sjell largime të tjera nga Lulzim Basha drejt grupit parlamentar që ka edhe logon zyrtare të Partisë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026