Begaj takim “kokë më kokë” me homologun gjerman, zbardhen temat e diskutuara
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi këtë të mërkurë në Republikën Federale të Gjermanisë një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij, Frank- Walter Steinmeier.
Të dy presidentët patën fillimisht një takim kokë më kokë.
Bashkëpunimi dypalësh, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zhvillimet në rajon, zbatimi i agjendës së Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor si dhe cështjet e sigurisë dhe mbrojtjees ishin në fokus të bisedës mes presidentit Begaj dhe Presidentit Steinmeier.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj falenderoi homologun e tij gjerman për pritjen e rezevuar si një mundësi për vazhdimin e diskutimit të nisur gjatë vizitës së Presidentit Steinmeier në Tiranë në dhjetor 2022, si edhe për cështje për të cilat është arritur mbështetjee dhe mirëkuptim.
Ky takim sipas Presidentit Begaj është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik midis dy vendeve, si dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Presidenti Begaj i ppërcolli Presidentit Steinmeier falenderime për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve aleate në NATO e që ndajnë vlera të përbashkëta europiane.
“Për këtë kontribuojnë edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani apo bizneset gjermane që janë prezente në Shqipëri”, u shpreh Presideenti Begaj.
Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit mori mbështetjen dhe garancinë e plotë që Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me këtë rast i shprehu Presidentit Steinmeier vlersimin e sinqertë për mbështetjen e zëshme politike dhe publike, si dhe asistencën e ndihmën e ofruar në këtë drejtim.
Përsa i përkket zhvillimeve në rajon Presidenti Begaj u shpreh se roli dhe angazhimi i Gjermanisë mbetet i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm në mënyrë që sfiidat me ttë cilat po përballet Ballkani Perëndimor të mos ndikojnë apo kompromentojnë të ardhmen auro-atlantike.
Në këtë kontekst me luftën në Ukrainë dhe ndikimin e aktorëve të tretë Presidenti Shqipërisë Bajram Begaj vlerësoi se duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal , ku e ardhmja evropiane do të jetë udhërrëfyesi për të të ardhmen e përbashkët në paqe, siguri dhe prosperitet.
Procesin e Berlinit, sipas Ppresiddentit begaj mbetet një mekanizëm inovativ dhe i patjetërsueshëm për forcimin e këtij bashkëpunimit, integrimin ekonomik të rajonit dhe po ashtu integrimin me tregun e vetëm evropian, si dhe një shtysë e fuqishme për procesin e integrimit në BE.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj i rikonfirmoi Presidentit gjerman përkushhtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të Shqipërisë për këtë iniciativë dhe angazhimin e Gjermanisë.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona