“Hamburgu është i kuq”- Rama: Tifozeria shqiptare po luan rolin e lojëtarit të 12-të
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tifozerisë së Kombëtares para ndeshjes që pritet të luhet ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë në Hamburg të Gjermanisë për Euro 2024.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se Hamburgu ditën e sotme është i kuq.
Rama po ashtu shkroi se tifozeria shqiptare po luan rolin e tifozit të 12-të të Kombëtares.
Ai shtoi se shqiptarët po lënë mbresa të mëdha në opinionin publik gjerman dhe po bëjnë promovimin më të mirë të ‘Shqipërisë Turistike’.
Reagimi i Ramës:
Hamburgu është i kuq❤️🖤
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po luajnë për mrekulli rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve evropiane, por edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të mëdha në opinionin publik gjerman dhe jo vetëm dhe duke bërë kështu edhe promovimin më të mirë në Shqipërinë Turistike🦅🇦🇱
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)