Lufta kundër abuzimit të fëmijëve në internet/ A do skanohen fotot në WhatsApp
Ambasadorët evropianë pritet të debatojnë për përfshirjen e teknologjisë së re të skanimit në rregulloren për Materialin e Abuzimit Seksual të Fëmijëve (CSAM), e cila u propozua nga presidenca belge e Këshillit të BE-së. Kjo teknologji, e njohur si “moderimi i ngarkimeve,” synon të monitorojë përmbajtjen e mesazheve të koduara në shërbime si WhatsApp dhe Messenger për të zbuluar imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve.
Amendamenti i propozuar do të kërkojë që këto shërbime të integrojnë skanerë që analizojnë foto, video dhe URL-të e përdoruesve dhe t’i raportojnë ato tek autoritetet përkatëse. Përdoruesve do t’u ofrohet mundësia të japin pëlqimin e tyre për skanimin, por nëse refuzojnë, shërbimet e tyre do të kufizohen vetëm në dërgimin e mesazheve tekstuale.
Kritikët paralajmërojnë se kjo risi mund të shfrytëzohet nga hakerët dhe aktorët keqdashës. Shoqatat tregtare dhe grupet e të drejtave dixhitale shprehen gjithashtu dyshime për efikasitetin dhe ndikimin në privatësinë e përdoruesve.
Nëse ambasadorët arrijnë marrëveshje, kjo do të hapë rrugën për fillimin e negociatave midis Parlamentit Evropian, Komisionit dhe Këshillit, të njohura si “trilog”. Miratimi zyrtar pritet të ndodhë në vjeshtën e vitit 2024, pas formimit të Parlamentit të ri dhe organizimit të takimeve trilog nga presidenca hungareze e Këshillit.
LEXO GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec