Nesër protesta e opozitës para Bashkisë| Policia merr masa, rrugët që bllokohen

20 Qershor 2024 | 12:35

Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa organizative dhe operacionale për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë tubimit të planifikuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, që do të zhvillohet nesër, më 21 qershor 2024, në orën 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit bën me dije se nesër, nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe, deri në përfundimin e tubimit.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme të zhvilluara nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë shënuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë dhe përdorimit të sendeve të rrezikshme, duke përfshirë molotovë, që kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se “respekton të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia përsërit thirrjen për organizatorët, drejtuesit dhe pjesëmarrësit që të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune”.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026